Dy automjete janë përplasur sot në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës” në Kavajë, ku si pasojë janë plagosur 2 pasagjerë dhe një nga shoferët.
Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip “Opel “ është përplasur me mjetin tip “Benz”, dhe pasagjeret A.M 23 vjeç, I.I 43 vjeçe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën bashkë me shoferin e Benz-it.
Mësohet se nga aksidenti i ndodhur ne Lushnje ,vijon te kete trafik te renduar pas neteve te fundvitit.
Dy te rinj kane mbetur edhe te bllokuar ne makine ku eshte dashur nderhyrja e zjarrefikses per ti nxjerre ,fatmiresisht jashte rrezikut per jeten.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
…
/faxweb
