Kritiku i njohur artit në Itali, Vittorio Sgarbi ka rrezikuar të mbytej në bregdetin shqiptar.

Sgarbi i shoqëruar nga vajza e tij Alba dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ndodheshin në plazhin e Palasës ne 5 qershor.

Në një moment që deti ka pasur shumë dallge dhe moti ishte I keq, Sgarbi guxoi të futej në det. Pavarësisht thirrjes së vajzes së tij për të dal jashtë, personazhi I njohur Italian provoi të bënte not, mirëpo situata u komplikua pasi dallgët e mëdha e përplasen.

Vajza e tij kërkoi ndihme dhe një nga punëtorët e resortit ku po qëndronte Sgarbi ka ardhur në ndihme për ta nxjerre italianin jashtë detit.

Fatmirësisht Vittorio Sgarbi që njihet edhe si mik i kryeministrit Rama nuk pati problem shendetesore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re