Studentët e pavaksinuar nuk lejohen të hyjnë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe kjo ka sjellë përplasje mes tyre dhe punonjësve të sigurisë, të cilët kanë thërritur në ndihmë dhe efektivët e policisë.

Gazetarja e Fax News Sara Demushi raporton se tashmë studentët kanë bllokuar qarkullimin e makinave në afërsi të Universitetit.

Studentët e revoltuar me vendimin e FSHN-së që nuk i lejojnë të hyjnë në auditore, kanë bllokuar rrugën, ndërkohë që në zonë ka dhe punonjës të shumtë policie.

Një prej studentëve, që nuk ka pranuar të vaksinohet, thotë se ata nuk kanë marrë një përgjigje si do të veprohet me ta, dhe se zgjidhja duhet të ishte mësimi online.

“Na kanë lënë pa përgjigje, duhet të dimë si do të veprohet me ne. Janë njerëz të paautorizuar, nuk i njohin vërtetimet që studentët i tregojnë”, shprehet një prej studentëve protestues.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re