Skip to content

VIDEO/ Punimet duhet të mbaronin në fund të korrikut, radhë të gjata trafiku në Urën e Darzezës në Fier. Ura e re me kushte bashkëkohore nuk po ndërtohet

Këto janë pamjet që na shoqerojnë këtë të diel mbasdite nga  Ura e Darzezës në Fier.

Punimet për uren me parametra bashkohore janë ndalur prej ditesh, edhe pse thuhet  që punimet duhet te mbarojnë deri ne fund te korrikut.

Trafiku i mjeteve qe duhet të kalojne tek ura provizore e  ndërtuar nga ushtria pas prishjes së saj është i larte dhe nuk ka asnjë polic që të ndihmojë në parandalimin e rreziqeve.

Automjetet që i drejtohen vijes bregdetare te  plazhit Darzeze janë të shumta në numer, duke shkaktuar pritje në radhë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb