Është hapur mbrëmjen e sotme rruga në Qafë-Thanë, duke i dhënë mundësi qytetarëve të lëvizin për në drejtimet e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, qindra qytetarë, përfshirë këtu të moshuar, gra dhe fëmijë u detyruan të kalojnë natën në mes të acarit për shkak se rruga ishte e bllokuar.

Stuhia e dëborës vazhdoi përsëri sot në mëngjes, ç’ka e pamundësoi pastrimin e rrugës, në një kohë kur qytetarët thonë se në anën e Maqedonisë gjithçka ishte e pastër, pasi borëpastrueset ishin në terren.

Por mbrëmjen e sotme rruga është hapur, të paktën në njërën korsi të saj, duke lejuar qarkullimin e mjeteve.

“Ndodhem në Qafë-Thanë, ku ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve. Ka qenë një situatë shqetësuese, por tani është bërë i mundshëm kalimi. Në dalje të Pogradecit situata mbetet shqetësuese.

Mometalisht që ne flasim temperaturat jane -7 gradë celcius. Për momentin situata është e normalizuar. Para nje dite ky ishte aksi më problematik, por momentalisht nuk ka probleme,” deklaroi gazetarja e Fax News nga Qafe-Thana.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re