Dita e sotme ka nisur me një përplasje në pikën kufitare të kalimit në Hanin e Hotit. Disa qytetarë shqiptarë kanë raportuar se për shkak të masave kufizuese që Mali i Zi ka vendosur në pikat kufitare janë krijuar edhe tensione mes qytetarëve dhe policisë malazeze. Bëhet me dije se shkak i këtyre tensioneve mes policisë dhe qytetarëve shqiptarë është bërë mosnjohja e testeve. Qytetarët kanë kryer privatisht testet PCR dhe antigjen para se të niseshin, por policia nuk i njeh këto teste. Sakaq nga raportimet e qytetarëve thuhet se një shqiptar është dhunuar nga policia malazeze.

Ndërkohë vlen të thuhet se para pak ditësh Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se nga data 14 shtator Mali i Zi do të ritkhejë masat kufizuese dhe nëse qytetarët nuk plotësojnë kriteret e udhëtimit duhet të karantinohen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re