Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e pranon se jemi në situatën e emergjencave të stinës dimërore. Ajo thotë se reshjet e borës kanë mbuluar gjithë Qarkun e Shkodrës dhe ka pasur vështirësi në segmente të ndryshme, sidomos në aksin Bogë-Qafë Thore-Theth.

Angoni foli edhe për situatën e krijuar nga reshjet e shiut dhe problematikën e mbetjeve në Qarkun e Shkodrës.

“Jemi në situatën e emergjencave dimërore që do të thotë institucioni ynë është pranë planifikimit për ndërhyrje. Situata e motit është që do të ketë reshje shumë dhe kemi pasur vështirësi në segmente të shumta rrugore. Këshillohet që qytetarët të marrin zinxhirë me vete kur i japin makinës sepse janmë temperaturat shumë të ulëta dhe ka ngrica. Shqetësuese në qarkun e Shkodrës janë zonat e thella dhe segmented rrugore atje.

Për sa I përket situatës së reshjeve ka prurje te hidrocentralet dhe situata e lumenjve deri tani është nën kontroll dhe siç e theksova në fillim secila Bashki ka një plan për situatat emergjente.

Është bërë një punë i mirë sepse është bërë një koordinim mes bashksië së Shkodrës dhe Bordit të kullimit, për hapjen e kanalave. Pastrimi i zonës, hotspote që kërkojnë ndërhyrje dhe shpresojmë që t;ia dalim përmes punës së intensifikuar”-u shpreh Angoni.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re