Reshjet e dendura të shiut që nga mesdita e ditës së djeshme, kanë sjellë problem pranë nënkalimit të autostradës në Fushë-Mamurras. Ujërat e shiut kanë përmbytur pjesën e nënkalimit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Një rast i përsëritur dhe shkak mbetet bllokimi i zgarave të kullimit të ujërave, neglizhencë e sektorit të mirëmbajtjes në këtë aks.

Niveli i ujit arrin në kuota të larta duke bllokuar terësisht kalimin ndërsa drejtuesit e automjeteve zgjedhin rrugë alternative.

Stina e dimrit dhe reshjet e shiut sapo kanë nisur ndërsa institucioni I ARSH në vëmendje të këtij rasti problematik.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re