Skip to content

VIDEO/ Reshjet e shiut krijojnë ‘kaos’ në Rrugën e Arbrit, rënie masive gurësh

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit nga Tirana në Klos. Më problematike situata paraqitet në Bypassin e Murrizit ku ka rënie të shumta të gurëve.

Rrëshiqtja e tokës si pasojë e fryerjes nga shiu ka bërë që në një gjatësi të konsiderueshme ky segment të bëhet i vështirë për qarkullimin e automjeteve si rezultat i pranisë së gurëve.

Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të tregohen tepër të kujdesshëm gjatë qarkullimit, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën.

Po ashtu në pjesën e Qaf Murrizit ka reshje dëbore me intensitet të ulët, ndërsa momentalisht problemi i vetëm është prania e gurëve në rrugë.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë