Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin, ka sjellë problemet e para në të gjithë vendin, duke bllokuar një sërë aksesh rrugore.

Si pasojë e reshjeve të rëna dhe rëshqitjeve të dherave është bllokuar rruga nacionale Përmet-Çarçovë-Korçë. Rreshjet e shumta kanë tejfryrë lumin Vjosa ndërkohë që rruga është bllokuar per shkak të inerteve të rëna.

Rruga është bllokuar në vendin e quajtur quajtur Rredhi Badlonjës të rrugës nacionale Përmet – Tri Urat. Patrulla e qarkullimit të policisë ka siguruar vendin e bllokuar duke vendosur sinjalistikën përkatëse.

Është lajmëruar firma kontraktore për zhbllokimin e saj, ndërkohë që dhjetra mjete kanë hasur në vështirësi.

Probleme ka pasur dhe në qytetin e Gjirokastrës, ku ka dalë nga shtrati përroi i Çullos, duke përmbytur unazën e qytetit, që lidh lagjen Granicë me lahjen Gërhot në hyrje të qytetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re