Në Vlorë çmimi i gjelit të detit është rritur me 100 %.

Dyfishimi i çmimeve të mishit, por jo vetëm ka kushtëzuar familjet për blerjet e konsumit. Tregu plot me produkte por pa blerës.
Ndërsa ankesat vijnë dhe nga konsumatorët për çmime të larta. Nga ana tjetër tregtarët thonë se janë rritur të gjitha produktet për rritjen e shpendëve.

Është një vend relativisht larg qytetit të Vlorës që kufizon konsumatorët të cilët duhet të vijnë me automjet për të blerë dicka.

Tregtarët kanë kërkuar vazhdimisht që të merren masa por nuk kanë marrë asnjë përgjigjie.

Tregu i fruta-perimeve po ashtu ka të njëjtën problematikë pasi tregtarët shesin mallrat në rrugë.

Për të ardhurat e qytetarëve vlonjatë kjo rritje rekord e bën të pamundur të festojnë Vitin e Ri.

-Si ju duken çmimet e produkteve për fundvit?
Banorët: Të kripura, do shtyjmë nga viti në vit, ça do bëjmë? Frutat kanë cmime të paimagjinueshme ndërkohë rrogat janë në vendnumëro. Tjetër thonë e tjetër bëjnë.

-S’kanë para moj njerëzit të blejnë!

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re