Shemben 3 banesa që kishin arritur marrëveshje me Bashkinë në lagjen ‘5 maj’ në Tiranë.

Protestat në lagjen ‘5 maji’ nuk kanë ndalur prej afro dy muajsh dhe banoret janë shprehur se nuk janë kundër projektit të zhvillimit por jo duke mos rënë në dakortësi me to.

Ata shprehen të vendosur dhe ditën e sotme se do i mbrojnë me forcë pronat e tyre.

Të ndodhur para panoramës ku po shembeshin 3 shtëpitë, ata thonë se nëse policia u cenon pronën e tyre nuk dihet si mund të agravojë situata.

Kërkesa e tyre e vetme është të kenë kontratë të qartë për hyrjen ose shtëpinë që do marrin pas shembjes, dhe për aq kohë sa Bashkia nuk e ofron një gjë të tillë ata do vijojnë me rezistencën.

“Do blemë kallashë, hekur e gurë”-përfunduan banorët.

Banorët:

-“Ka 35 vite si banor i lagjes, jemi me dokumenta e të gjitha. Na ka ardhë një shkresë që do prishte si këto 3 shtëpi këtu. E kemi hedh në gjyq dhe kemi bërë kërkesë sepse nuk jemi dakord.

Nuk ka asgjë të pasqyruar dhe konkrete. U bëj thirrje policisë, bashkisë të vijnë të na japin një llogari, ku do shkoj si do veprohet”

-A ju janë bërë të ditura kushtet pas shembjes?

–Do e merrni në të ardhmen thone, po se dimë se kur. Nëse jam pronari, i kërkoj Veliajt o zotëri hajde më sqaro. Ku do shkoj unë pasi të shembet shtëpia ime?

Le të më thotë kjo është godina jote, unë e dua zhvillimin por jo kështu. Kam jetuar gjithe jetën në gurbet për të arritur keto që kam.

-Zotëri, si do i mbroni pronat tuaja?

-Ne u përpoqëm me anë ligjore. Na sollën letër që të lirojmë shtëpinë. Se ku do të shkoj me gjithë kalamajtë nuk e di.

Nëse vinë të na shembin shtëpitë me forcë me policinë, nuk e dimë si do reagojmë. Po më erdhën në shtëpi situata do bëhet keq.

-S’më plas fare! Do e marr personale me këdo që vjen dhe më cenon privatësinë. I bëj thirrje Ambasadës amerikane që të shohin këto monstra që vijnë të na marrin shtëpitë.

Të vijë dhe serbi ne nuk i nxjerrim fëmijët nga shtëpia, nuk ikim. Do blemë kallash, hekur e gurë, në atë moment unë do e mbroj.
Na sillni kontratën te cili pallat do marr hyrjen dhe kaq, sepse ato që kanë sjellë janë qesharake.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re