Është shembur nga IKMT objekti 5 katësh në Dhërmi pjesë e operacionit “bregdeti ynë”.

Ashtu siç ishte paralajmëruar sot në orën 15:00, IKMT e shoqëruar nga policia pwrdori shpërthim të telekomanduar duke hedhur në tokë godinën 5 katëshe.

Firma kundershtoi vendimin ne fjale, ndërsa paraqiti lejen e ndërtimit të firmosur nga kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro si dhe aktin e konstatimit nga ana e bashkisë që objekti është brenda lejes dhe kritereve përkatëse. Sipas drejtuesve të firmës, vetëm pak ditë më parë ka dalë një kërkesë për shembje të objektit, por firma nuk është njoftuar.

Avokati i Firmës ka depozituar një kallëzim penal në drejtim të Bashkisë së Himarës dhe për dy inspektorët e IKMT.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re