Këto janë pamjet që të ofron shkolla e Nikçit në zonën e Kelmendit të Bashkisë Malësi e Madhe. Një shkollë 9-vjeçare e përbërë nga 7 klasa, por kushtet ku mësojnë fëmijët janë skandaloze.

Teksa i ftohti ka ‘trokitur’ në këtë zonë, kushtet për mësim nuk janë aspak të përshtatshme për këto fëmijë dhe shqetësimi ngrihet nga prindërit e tyre.

Shkolla nuk plotëson as kushtet më minimale për mësim. Kësisoj, një pjesë e familjeve janë detyruar ti dërgojnë fëmijët e tyre drejt Shkodrës për shkollim, edhe pse është një rrugë e gjatë, rreth 3 orë.

Nga ana tjetër, Bashkia Malësi e Madhe duket se e ka lënë në harresë këtë godinë, duke bërë që fëmijët e zonës të përballen me vështirësi në rrugën e tyre drejt dijes./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re