Një mjet tip mercedez benz është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ngjarja ka ndodhur në unazën perëndimore të qytetit.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Fatmirësisht nga flakët që kanë përshkruar mjetin nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që makina ka qenë në anë të rrugës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re