IKMT ka zbarkuar sërish ne Velipojë  këtë  të martë, por kësaj here jo për të prishur objekte pa leje, por për të pastruar mbetjet e lëna nga aksioni dy ditor i mbajtur disa ditë më parë në plazhin e Velipojës.

Por pavarësisht inisiativës për të pastruar të gjithë brezin ranor nga mbejtet e lëna nga aksioni, një skandal mjedisor, po bëhet pikërisht nga dora e shtetit.

Mjetet e tonazhit të rënde, pasi marrin objektet dhe mbetjet inerte nga hapesira ranore e plazhit, po i depozitojnë ato praneë Hidrovorit ne Lagunen e Vilunit.

Pa pyetur askend, IKMT po depoziton mbetjet inerte në një nga zonat më të bukura të Velipojës, e aq me tepër pranë hidrovorit i cili është një objekt i rendësisë së veçantë.

Videot e siguruara nga Faxëeb  deshmojnë  këtë masakër mjedisore,  kur faktikisht në territorin e qarkut të Shkodrës gjendet një landfill i posaçëm  për depozitimin e mbetjeve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re