Ambulancat vijojnë që të sjellin pacientë në spitalin Infektiv, edhe pse mjekët shprehen se kapacitetet e tij janë drejt ezaurimit.

Ndërkohë që siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një pacient që ka qendruar për disa minuta në një nga ambulancat e urgjencës kombëtare në oborrin e Infektivit, është dërguar më pas me ambulancë në spitalin Shefqet Ndroqi.

Edhe aty situata nuk duket të jetë më e mirë, pasi mjekët që thanë që dje në drekë se nuk kishte më vende, por mund të jetë liruar ndonjë krevat, nëse ndonjë pacient ka lënë spitalin, ose në rastin më të keq ka humbur jetën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re