Nëna e Skënder Krasniqit, i dyshuar per vrasjen e Novruz Likometaj ka reaguar sërish për mediat, ndersa është shprehur se djali i saj është i pafajshëm. Roza Krasniqi, thote se krimi nuk është kryer nga djali i saj, por brenda familjes së tyre.

Nëna e tij kërkon vëmendje dhe bën apel që rasti i djalit të ndiqet deri sat ë zbardhet e vërteta.

Roza Krasniqi thotë se djali po mbahet në burg në mungesë të provave.

“8 muaj e gjysëm bëri dhe u lirua, pa asnjë fakt, edhe dyshekun ma kanë kontrolluar, i dhanë dëmshpërblim. Pas 6 vitesh u mor sërish për në burg, nuk iki nga Shqipëria se nuk kam bërë gjë.

S’jam as vrasës as kriminel, bëri 13 muaj në burg, vetëm ta dëgjosh si qan, do të vijë shumë keq.

Kanë marrë dhe dëshmitarë e asnjë fjalë nuk u tha për djalin tim, s’kanë ku të lidhen.

Ai djali është 30 kg dhe vetëm ta shikosh. Është e mirë kjo gjë?

A keni folur, si trajtohet ai aty?
Nuk pati dëshmitarë kësaj here, atij nuk i trembet fare syri, më thotë dil në media e fol të vërtetë. Po e ka bërë djali im të varet në mes të Fierit, tërë lagjia thotë si e mbajnë në burg. E zeza nënë që ha bukë në shtëpi, ça t’i çoj? S’kam të ha bukë, djalin e vet e ka sëmurë.

Nga prokuroria apo gjykata a keni marrë ndonjë përgjigjie?
-Më pyetën për biznesmenin e ju thashë nuk e njoh. Ha banane më thanë, unë për nder rroj i thashë.

Në 2015 kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik për shkak të rrethanave, vetëm mungesa e provave e mban brenda?
Po, buçiste asokohe televizori: krimi në familje, ndërkohë djali im nuk kishte bërë asgjë.

Kujtojme se ne vitin 2015 Skender Krasniqi, u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 80-vjeçarit, Novruz Likometaj. Pasi qendroi 8 muaj ne burg, Krasniqi u la i lire per mungese provash dhe fitoi demshperblim per burgim te padrejte.

Por muaj me pare prokuroria dha urdher per riarrestimin e tij pasi sipas tyre u gjeten prova te reja dhe çeshtja po gjykohet ne Gjykaten e Fierit, ndersa i akuzuari 44-vjeçari Skender Krasniqi, baba i dy femijeve minorene nuk e pranon autoresine e krimit. Nena e tij shprehet sot se kerkon drejtesi dhe djali t’i rikthehet ne banese, pasi eshte i pafajshem dhe institucionet heshtin.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re