Një “mister” i pazakontë ka qarkulluar në mediat ndërkombëtare që nga fundjava e kaluar, pas publikimit të një fotoje tashmë historike të bërë në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Në qendër të vëmendjes janë tre liderë botërorë: Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron.
Por në këtë  foto ,shfaqen vetëm dy prej tyre — dhe kjo nuk është rastësi.
Sipas një ekspertje britanike të leximit të buzëve, Nicola Hickling, një moment i pazakontë ndodhi pak para realizimit të fotos.
Video  që dokumenton skenën tregon se fillimisht ishin vendosur tre karrige për takimin: një për Trump, një për Zelensky dhe një për Presidentin francez, Macron. Por diçka ndryshoi në minutat e fundit.
Në video, Macron afrohet dhe përshëndet ngrohtësisht Zelensky-n, ndërsa me Trumpin shkëmben një përshëndetje të ftohtë. Pikërisht në atë moment, Trump i drejtohet Macron-it me fjalët që, sipas Hickling, përkthehen:
“Nuk je në vendin e duhur këtu, ndaj dua që të më bësh një nder… Nuk duhet të jeshë këtu.”
Zelensky i ndërhyn duke thënë:
“Do të doja ta bëje këtë ,por jo në këtë mënyrë.”
Trump përgjigjet:
“Është një strategji shumë interesante, ke disa siguri.”
Më pas, Macron mbetet pa vend. Karrigia e tretë hiqet nga një peshkop në sfond dhe vendoset pranë murit.Video
Takimi vazhdon vetëm mes dy liderëve: Trump dhe Zelensky. Fotografia që pasoi këtë moment e përjetësoi takimin dypalësh — një mesazh i qartë diplomatik.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e postoi menjëherë FOTON në platformën X (ish-Twitter), duke shkruar:
“Fjalët nuk nevojiten për të përshkruar rëndësinë e këtij takimi historik. Dy udhëheqës punojnë për paqen në Bazilikën e Shën Pjetrit.”
Dy, jo tre.
Ndërkohë, në rrjetet sociale ironitë dhe komentet nuk kanë munguar:
“Macron donte të përfshihej në takimin midis Trump dhe Zelensky, por u refuzua.”
“Presidenti francez u refuzua në këmbë.”
“Burri që dëshiron ta shohë Francën të poshtëruar.”
Ky episod është një tjetër kapitull i tensioneve diplomatike dhe rivaliteteve personale mes liderëve botërorë — por mbi të gjitha, është një kujtesë se çdo gjest, çdo fjalë dhe çdo shikim mund të kenë peshë historike.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko