Banorët e lagjes ‘5 maj’ dhe të Laprakës janë zhvendosur tek Bashkia e Tiranës pasi protestuan në ambjentet e jashtme të Kuvendit.

Me pankarta në duar ku shkruhet: “Po na nxirrni jashtë me VKM”, ata kërkojnë që një përfaqësues i Bashkisë të ulet të bisedojë me ta, ndërsa i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj që të shkojë dhe të ballafaqohet me ta.

Vlen të theksohet se dera e Bashkisë qëndron e mbyllur, ndërkohë që protestuesit janë mjaft të revoltuar që nuk po u plotësohet asnjë kërkesë.

Protestuesit:

-Hajdeni more se na çatë kryet! Po na nxirrni jashtë me VKM.

– Kërkojmë një përfaqësues të vijë të bisedojë me ne.

-A e di cfarë po na bën o Erio Veliaj, po na nxin jetën?

Video-Live

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re