Një tërmet i fortë me magnitudë 6 të shkallës rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme.

Dridhjet janë ndjerë pothuajse në të gjithë qytetet shqiptare, si në Tiranë, Fier, Durrës, Korccë, Gjirokastër, etj.

Në videot e siguruar nga Fax Neës shihet momenti i dridhjeve të tërmetit që kanë bërë të tunden llampat e shtëpive në qytete të ndryshme.

Ende nuk dihet dëmi i shkaktuar nga kjo goditje e fundit që pati Greqia, por një tjetër tërmet goditi Greqinë ditën e djeshme me madhësi 5.9 në Larisë rreth orësë 12:16. Dridhja e cila zgjati gjatë u ndje deri në Tiranë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re