Skip to content

(VIDEO) Tjetër vatër zjarri pranë Parkut Kombëtar të Llogorasë, era favorizon përhapjen e flakëve. Zjarrfikësja e ka të pamundur ndërhyrjen!

Tjetër vatër zjarri pranë Parkut Kombëtar të Llogorasë, era favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa zjarrfikësja e ka të pamundur ndërhyrjen.

Vatra e rënë mesditën e sotme është në kodrën e Dukatit fshat, ndërsa janë prekur shkurre e kullota.

Era që fryn me drejtim lindjen e ka ndihmuar shpërndarjen e flakëve, megjithatë nuk rrezikojnë pemë apo të mbjella.

Në zonë është e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses për shkak të terrenit, megjithatë situata po mbahet në monitorim.

Edhe më herët vatra zjarri kanë rënë në zonën Orikum – Dukat duke rrezikuar edhe parkun, por ndërhyrja në kohë ka bërë që situata të kontrollohet.

Ndërsa janë barinj të zonës ata që janë shkak i rënies së zjarreve.

/faxweb