Vijon situata problematike si pasojë e trafikut në sheshin “Shqiponja” në hyrje të kryeqytetit.

3 ditë më parë kryeministri Rama propagandoi se hapja e tunelit 5 do të lehtësonte trafikun, por në realitet ditën e sotme ka ndodhur e kundërta.

Siç mund ta shihni në videon e publikuar nga “Fax News” bie në sy autokolona e gjatë e automjeteve që duhet të presin me orë të tëra për të hyrë në Tiranë. Gjithashtu vlen të theksojmë që ARRSH nuk është përkujdesur për të vendosur tabela informuese duke shkaktuar një kaos të vërtetë në qarkullim.

Trafiku më i rënduar është për automjetet që vijnë nga Durrësi dhe dalin në rrugën “Dritan Hoxha” drejt Laprakës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re