Një aventurë e dështuar mund të quhet ajo e disa turistëve hungarezë, të cilët u përpoqën të kalonin një lumë në Maliq me makinat e tyre por ngecën.

Ishin 4 makina gjithsej, dhe ne total rreth 10 turistë. Të parët që janë futur në lumin Devoll ka qënë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra dhe rrezikuan jetën.

Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, ku bashkë me zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe me kavo kanë bërë të mundur sigurimin e makinës që të mos e merrte rryma e lumit. Dhe zjarrfikësit janë futur në lumë duke i shpëtuar.

Ndonëse udhëtonin me fuoristradë, 4 turistët ne fjale nuk ia kanë dalë të kalojnë në anën tjetër të lumit dhe kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re