Disa banorë të Elbasanit janë mahnitur mbrëmjen e kaluar kur mbi qiellin e Kodër Krastës kanë parë një objekt të çuditshëm.

Një eksperiencë që kurrë nuk e kishin përjetuar më parë. Mjaft prej tyre realizuan edhe foto e video për të provuar edhe njëherë se jashtëtokësorët, ose të paktën objektet e tyre, janë duke vizituar tokën.

Dëshmitarët tregojnë se ishin duke pirë kafe në një lokal në afërsi të Krastës kur rreth orës 23:00 e natës kur befas nga Kodër Krasta u ngrit një objekt me ndriçim të veçantë. Objekti ka qëndruar për disa sekonda ashtu e më pas u zhduk në errësirë, shkruan “Klan”.

Të gjithë sa kanë qenë aty janë ngritur në këmbë duke thërritur “Ufo, Ufo. Nuk është avion. Shih si ikën”. Madje disa të frikësuar kanë lënë edhe lokalin.

Dëshmitarët kanë realizuar disa foto e video me këtë objekt duke treguar edhe njëherë se në fakt eksperienca të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe falë teknologjisë edhe po filmohen.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re