Një lopë u shpëtua nga një pemë në Luiziana pasi u bllokua midis degëve të një peme gjatë Uraganit Ida.

Pamjet kapën momentin kur disa persona u përpoqën të lironin lopën pasi ajo ngeci në një pemë në Famullinë e Shën Bernardit, në lindje të lumit Misisipi.

Punëtorët e shpëtimit të emergjencave u futën në ujërat e përmbytjes deri në bel, ndërsa përdorën sharrë elektrike për të liruar në mënyrë të sigurt lopën e cila ishte e mbërthyer në mënyrë të pafuqishme për të lëvizur.

Besohet rrymat e forta të ujit e ngritën lopën në nivel me pemët dhe për pasojë ajo ngeci. Luizana është ka marrë shumë pasoja pas uraganit Ida që besohet të jetë një nga stuhitë më të forta që goditi kontinentin amerikan pasi erërat e saj arrinin deri në 150 kilometra në orë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re