Deputeti demokrat Ervin Salianji ka vazhduar më tej me akuzat ndaj anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Arben Ristani duke thënë se ky i fundit takohej me persona me precedent kriminalë dhe shkonte edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Më tej ai shtoi se mund të përmendte edhe shkronjën e parë të emrit të njërit prej personave por nuk e vazhdoi më tej këtë këmbëngulje.
Ervin Salianji: Me makinën e kujt shkon edhe në zyrën e Edi Ramës? Ta them edhe shkronjën e parë të emrit, ti je nga ata njerëz që hyn me makinën e personave të skeduar për rekorde kriminale në zyrën e Edi Ramës. Ku ka bërë fushatën më 25 prill?
