Skip to content

VIDEO/ Vjosa Osmani vendos flamurin e Dardanisë në oborrin e Presidencës

Presidentja në Detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nisur ditën duke publikuar një video në rrjetet sociale.

Osmani shkruan “mirmëngjesi”, dhe në pamje duket se para institucionit të presidencës është vendosur edhe flamuri Dardan.

Flamuri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova është vendosur krahas atij të shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.