Moti i keq me reshje intensive shiu ka krijuar mjaft problem në qarkun e Vlorës dhe me daljen e lumit Vjosa nga shtrati.

Mësohet se 11 shtëpi janë përmbytur në Novoselë dhe fshatin Fitore të Vlorës pasi është dëmtuar argjinatura duke përmbytur kështu të gjitha tokat përeth.

Kryebashkiaku Dritan Leli tha për Fax News se po punohet me materiale inerte për të mos lejuar përmbytje masive dhe janë evakuuar 11 familje deri më tani.

Leli: Kemi 24 orë këtu që dje paradite.

Bashkiae Vlorës po sjell materiale inerte për të marë masa në pjesët më delicate. Momentalisht situata është me e rëndë në pjesën e shtratit të lumit.

Janë evakuuar disa familje ndërsa të tjera nuk kanë pranuar të largohen nga banesat. Të gjitha strukturat përkatëse janë në terren.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re