Makina e përdorur nga autorët e dyshuar të vrasjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë është gjendur e shkrumbuar pranë pyllit të Sodës.

Mësohet se bëhet fjalë për një mjet tip Golf i bardhë, i cili u gjend i djegur pranë pyllit të Sodës, i njohur edhe më parë si vend i përdorur nga autorë të ngjarjeve të tjera kriminale në vend për djegje automjetesh.

Atentati ndaj viktimës Gentian Qarri, 40 vjec, u bë mbrëmjen e sotme pranë një lokali në afërsi të Bibliotekës së Vlorës.

Sipas informacioneve të para, viktima është një tregtar kondicionerësh, ndërkohë viktima dyshohet të ketë qenë i skeduar në Itali.

“Vlorë/ Informacion paraprak në vazhdim

Gjatë krehjes së zonës nga shërbimet e Policisë është konstatuar në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, duke u  djegur  një automjet i braktisur i markës “Toyota”, qe  dyshohet se ju perket autorit/ve.

Pritet grupi hetimor për veprime të mëtejshme dhe vijon krehja e zonës nga sherbimet e DVP Vlorë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.” njofton policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re