Një vatër zjarri e përmasave të mëdha po përhapet me shpejtësi në kodrat e Dervenit në Fushë-Krujë.

Burime bëjnë me dije se janë duke u djegur 10 hektarë shkurre, dushk, ferra e pemë frutore, ndërkohë që janë duke u rrezikuar banesa, pasi flakët po afrohen në drejtim të tyre,.

Zjarri është përhapur në disa vatra teksa për ta shuar po shërbejnë vullnetarisht dhe vetë banorët e zonës në ndihmë të dy zjarrfikëseve të Bashkisë, të cilat derimë tani janë të pamjaftueshme.

Ndërkohë flakët po përparojnë pasi favorizohen nga era, dhe banorët bëjnë apel për ndërhyrje të menjëhershme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re