Një vatër zjarri ka rënë në pyjet me pisha të fshatit Borizanë në Krujë dhe të favorizuara nga era, flakët vazhdojnë të përhapen.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Nëse nuk izolohen vatrat e zjarrit mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, pasi janë sipërfaqe të tera me fidanë të rinj pishash të mbjelle në kodrat e fshatit Borizanë.
Për shuarjen e flakëve kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e fshatit,të cilët po përdorin mjete rrethanore.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
