Skip to content

Videoja po bën xhiron e rrjetit, i riu me ‘zemër të dobët’ nuk e mban dot veten, nis të bërtasë akoma pa iu ngulur vaksina anti-Covid

Shumë njerëz kanë frikë nga vaksinat, kjo po dëshmohet sidomos gjatë pandemisë. Miliona persona në mbarë botën po vaksinohen kundër COVID-19 dhe një ndër ta është djalë i ri, i cili duket së vërtet frikësohet shumë nga vaksina.

Në videon e publikuar nga Daily Mail shihet infermierja teksa përgatitet ta vaksinon në krah burrin, ky i fundit dëgjohet duke bërtitur.

Ndërkohë të gjithë të pranishmit që po prisnin për t’u vaksinuar s’mund t’i mbajnë të qeshurat. Në fund, pasi e merr vaksinën, burri duartrokitet nga të pranishmit për guximin që mezi e gjeti.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb