Këtë të martë ka pasur një sërë ndryshimesh në qeverinë Rama 2, pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj dhe zëvendësimin e tij me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka do të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërsa postin e lënë bosh prej saj do ta marrë Niko Peleshi, një figurë e rëndësishme në PS, ish-numri dy i qeverisë i cili më herët ka mbajtur edhe postin e ministrit të Bujqësisë.
Ndër të tjera qeveria sot ka emëruar edhe si zëvendës ministër të Brendshëm Andi Mahila. Andi Mahila aktualisht është Administrator i UMT. Po ashtu ai ka mbajtur edhe postin e konsullit të Shqipërisë në Athinë. Emërim i Mahilajt si zëvendës ministër i Brendshëm është miratuar me vendim të Këshill të Ministrave.
/faxweb
