660 bluza të bardha janë vaksinuar kundër Sars-Covid-2. Këtë javë dozën e parë të vaksinës Pfizer e morën punonjësit e urgjencës dhe reanimacionit në “Air Albania”.
IRIA PREZA
PROGRAMI KOMBETAR I VAKSINIMIT
Vazhdon vaksinimi edhe këtë javë, është një proces i qetë. Këto ditë po vaksinohen punonjësit e urgjencës si dhe të reanimacionit. Deri më tani janë bërë 660 vaksina.
Mjekët që janë vaksinuar në ditët e para do të marrin injeksionin e dytë sapo të plotësohet afati 21 ditor, shprehet Preza. Ndërsa e pyetur për sasinë e vaksinave ajo siguron se ka ende gjendje pasi nga një flakon arrihet të sigurohen 6 doza.
Vaksinimi me dozat e dyta do të vijojë në datën që po afron për secilën bluzë të bardhë. Kemi vaksina pasi nga një flakon arrihet të merrej 6 injeksione dhe jo 5.
Në total sasia e plotë është 975 doza prej të cilës janë siguruar1170 injeksione duke ndjekur të njëjtën praktikë si në vendet e tjera që përdorin vaksinën e Pfizer ku nga një flakon nxjerrin 6 doza.