Virozat sezonale dhe alergjitë janë kthyer në shkakun kryesor të fluksit të pacientëve në urgjenca dhe spitale. Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, thotë se situata e Covid-19 është nën kontroll, ndërsa kryhen testime kur ka dyshime për raste aktive.
Fluksi i lartë i pacientëve në urgjenca dhe klinika spitalore gjatë kësaj periudhe është ndikuar kryesisht nga virozat respiratore dhe alergjitë e stinës. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini tha për Report Tv se shifrat e Covid janë të ulëta.
- “Qarkullimi i virozave të tjera respiratore ka pasur një historik të ngjeshur gjatë këtyre muajve dhe sigurisht po qarkullojnë dhe infeksione respiratorë të tjera nga COVID 19. Dua të theksojmë se jemi në stinën e alergjive, në stinën e ndryshimeve të temperaturave. Çdo element ndikon në shëndetin e popullatës duke dhënë të ashtuquajturën rrufë stinore, rrufën, kollën, që lidhen edhe me faktorë të tjerë përveç infektimit viral. Është shumë qetë me situatën e Covid 19, rastet e raportuara mund të them se janë, siç themi në gjuhën popullore, sa gishtat e dorës”, tha Tomini.
Ajo sqaroi se çdo klinikë apo qendër shëndetësore vazhdon të kryejë testime për Covid-19 në rastet kur ka dyshime për praninë e virusit.
- “Absolutisht, çdo rast i dyshuar nga ana e klinike për tu testuar pë covid 19, testohet sipas gjykimit klinik”, u shpreh drejtoresha e ISHP.
Çdo jave raportohen 10 mije raste l me infeksion respiratorë, Më herët, gjatë Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Shkencave të Shëndetit, Tomini foli edhe për sfidat e Shqipërisë në 5 vite pandemi.
- “ Koordinimi me strukturat ndërkombëtare për ti dhënë rëndësi kontrollit infektive- ndërkombëtarisht po edhe në nivel kombëtar- koordinimi ndërinstitucional, rëndësia e shëndetit mendor dhe gjendjes psiko-emocionale nga një epidemi që gjunjëzoi botën, pa dyshim edhe kapaciteteve në shëndetin publik, kapaciteteve laboratorike, janë mësime që dita ditës shtojnë themelet për të qenë më të përgatitur gjatë emergjencave të tjera”, u shpreh drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini.