61 bashki të vendit mbushën administrata e tyre me 11 mijë punonjës më shumë në 6 vite. Një raport i Co Plan flet për një rëndim të financave vedore për shkak të punësimit të këtyre njerëzve, ku vendin e parë e mban bashkia e Tiranës.

Për 6 vite numri i punonjësve në 61 bashkitë e vendit rezulton të jetë rritur me më shumë se 11 mijë persona. 625 të punësuar ndërkohë që gjashtë vite më vonë numri ka arritur në më shumë se 31 mijë.

Kjo e shoqëruar natyrisht dhe me rritjen e buxhetit për pagat dhe sigurimet shoqërore.

20% të të punësuarve në total i përkasin Bashkisë së Tiranës, ndjekur më pas nga ajo e Durrësit me 6%.

Shqipëria ka hyrë në vitin e gjashtë të zbatimit të reformës administrativo-territoriale, e cila u miratua në vitin 2014, me qëllim rikompozimin e ndarjes administrative dhe reduktimin e numrit të institucioneve.

Arsyeja kryesore e kësaj reforme lidhje me mosefiçencën e komunave dhe bashkive për kryerjen e shërbimeve por sigurisht edhe vlera financiare e kursyer do të ishte e konsiderueshme.

Në një raport të Co-Plan lidhur me analizën e të punësuarve në 61 bashkitë e vendit, është konstatuar fakti se numri i të punësuarve po rëndon financat vendore.

Brenda një harku kohor të 4 viteve, buxheti i bashkive që shkon për paga e sigurime është rritur nga 18.5% në 23.6% brenda një viti. Bazuar në të dhënat e vitit 2018 kostoja mesatare për një të punësuar në nivel bashkie është rreth 53 mijë e 111 lekë në muaj. Kjo kosto paraqet luhatshmëri të ndjeshme mes 61 njësive të qeverisjes vendore.

Sipas Coplan niveli minimal regjistrohet në bashkinë Këlcyrë me rreth 32 mijë e 427 lekë ndërkohë që maksimali në bashkinë Selenicë me rreth 82 mijë e 474 lekë.

Diferencat ndërmjet bashkive janë të theksuara, si në nivel të kostos mesatare për të punësuar ashtu dhe në nivelin e ofrimit të shërbimi. Të dy këto tregues, ngrenë pikëpyetje mbi nivelin dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve nga qeverisja vendore thuhet në raportin e CoPlan.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re