Skip to content

Viti i ri shkollor/ Masa të shtuara anti-Covid, flet Elira Smakaj: Në Shkodër kemi 3 skenarë në varësi të numrit të nxënësve (VIDEO)

Viti ri shkollor duket se do të nisë sërish i ndikuar nga protokolle të rrepta sigurie në sistemin para universitar.

Elira Smakaj, përgjegjëse e kurrikulës pranë zyrës vendore arsimore në Shkodër thotë se rikthimi i nxënësve në klasa përveç masave të shtuara mbrojtëse tek nxënësit do të jetë me 3 skenarë e ndikuar nga numri i nxënësve që ka çdo shkollë.

“Gjitha institucionet arsimore kanë 100 % të teksteve në shkollë. Pra në duar të fëmijëve janë rreth 75% të teksteve dhe vazhdon shpërndarja e tyre. Viti i ri shkollor starton në të gjitha shkollat e Shkodrës me masat e mara në respekt të protokolli anti-Covid. Cdo institucion ka marrë masat për desefektimin, përcaktohen punonjësit për matjen e temperaturës, pastrojnë. Është mara masa nga ministria e arsimit që në cdo shkollë të bëhet me distancim social ku në shkollat që janë me një turn do të ndahen në dy grupe për distancimin social, ora mësimore zgjat 30 minuta. Shkollat që i kemi me dy turne dhe kemi numër të madhe nxënësish, do të ndahen në turne dhe grupe dhe ora mësimore do të zgjasë 25 minuta. Çdo shkollë zgjedh skenare të ndryshme në respekt me protokollet anti-Covid”, tha fillimisht Smakaj.

Regjistrimi – Nuk ka përfunduar procesi, gjithë priondërve u garantojmë regjistrim pasi asnjë nxënës nuk do të ngelë pa u bërë pjesë e arsimit. E rëndësishme është që ne ti ofrojmë shërbim cdo fëmije.

Vaksina – Të gjithë stafet mësimore u janë bërë thirrje të vaksinohen rreth 90% prej tyre janë vaksinuar, kurse një numër i vogël mësuesish, rreth 60 nuk mund ta kryejnë për shkak të problemeve shëndetësore, kurse pjesa tjetër janë në proçes vaksinimi, u shpreh Edlira Smakaj.

Numri i mësuesve të prekur me Covid 19 aktualisht është 23 ndërsa sërisht ka një numër të lartë të mësuesve që ende nuk janë vaksinuar , rreth 400 të tillë.

Deri në këto momente ndonëse regjistrimet nuk kanë përfunduar ende, në bankat e shkollës për herë të parë do të ulen 1315 nxënës ndërsa 1418 do të shkojnë në vit të parë në gjimnaze . Në krahasim me një vit më parë janë rreth 250 nxënës më pak ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për shkolla të mbyllura.

/faxweb