Kandidati i PD në Gjirokastër, Tritan Shehu, ka falënderuar banorët e gjithë qarkut pas vizitës së kreut të PD-së Lulzim Basha.

Shehu e cilëson një pritje madhështore dhe me dashuri e sipas tij, konfirmuan vullnetin dhe dëshirën për ndryshimin e 25 prillit. Ai e quan prelud i fitores.

POSTIMI I PLOTË

Nje falenderim i thelle per te gjithe gjirokastritet, dropullitet, libohovitet, tepelenasit, permetaret, memaliotet dhe kelcyriotet, qe me pritjen e sotme madheshtore e me dashuri te Kryetarit Basha, entusiazmin e tyre pa fund, vecse kofirmuan vullnetin dhe deshiren per ndryshimin e 25 Prillit.
Pritja e sotme, takimet e ngrohta e plot mesazhe optimiste, jane preludi i fitores se vetem mbas disa javesh, fitore qe dhe Qarku i Gjirokastres i zhytur ne varferi, pa punesi e diskriminim te plote, po e pret me pa durim e plot shprese.

Entusiazmi dhe forca e njerezve te bere se bashku sot me Kryeministrin e neserm, ne emer te demokracise, lirive, prosperitetit, te drejtes per te jetuar me dinjitet, ishte jo vetem nje mesazh i qarte aspirimi, por dhe nje oshetime tingelluese, force bashkimi, paralajmeruese per cilindo qe do te guxoje te tentoje manipulimin e votes.
Sot te gjithe ishit te mrekullueshem!
Fitorja eshte tashme vetem nje “hap” larg.
E nesermja e re po gjemon!

Nje falenderim i thelle per te gjithe gjirokastritet, dropullitet, libohovitet, tepelenasit, permetaret, memaliotet…

Posted by Tritan Shehu on Friday, March 19, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re