Ish-kryeministri Fatos Nano foli në “Opinion” për ftesën e Gjermanisë për të hapur vendin ndaj BE-së për të pasur një marrëdhënie të ngushtë ekonomike dhe të ndiqnin politikat që këta të fundit kishin për Mesdheun. Ndër të tjera Nano tha se Gjermania në atë kohë premtoi se do të mbështetët Shqipërinë deri në Bruksel për të marrë OK nga BE-ja për marrëdhënie tregtare. Nano tha se shkroi një raport prej 20 faqesh kur u kthye nga vizita që bëri në Gjermani me mesazhin që të merrni një vendim politik, që jeni të gatshëm të hapeni ndaj BE-së, ata do t’iu marri për dore do t’iu çojmë në Bruksel.

Nano: “Në mes të viti 1988 u bëra pjestar i një grupi pune i kryesuar nga Avdyl Backa u bë sekretari i rinisë në kohën me Ramiz Alinë, ka qenë një nga ekonomistët më të mirë. Detyra ishte të prisnim në Tiranë në 5 ditë pune drejtorin e evropës në ministrinë federale të ekonomisë gjermane, të Gjermanisë perëndimore. Ai do të na fliste për për politikat e BE-së dhe institucionet, për politikat ndaj Mesdheut. Nuk kaloi shumë por pas 6 muajsh vjen ftesa e ministrisë gjermane të ekonomisë për tu takuar me më shumë personalitete. Ai zbriste për herë të parë në Tiranë. Vizita ime në 89 në gjermani ka qenë e rradhë e organizuar aq mirë, filluam nga Mynihu për të dalë në Hamburg vizituam pesë lande takuam me zyrtarë të ministrive, u takuam me botën akademike dhe CEO-të e kompanive kryesore gjermane të cilët na bënë një vizitë shpjeguese.

Fevziu: Me siguri ata nuk dinin asgjë për Shqipërinë asokohe?

Nano:Jo, por kishin ndjenja simpatike, e gjitha kjo përfundoi në një raport rreth 20 faqe që e kam shtypur vetë, i cili përfundoi me mesazhin që na dha gjermani…

Fevziu: Që ishte?

Nano: Që ishte… Ju tha mjafton të merrni një vendim politik, që jeni të gatshëm të hapeni ndaj BE-së, ne do t’iu marri për dore do t’iu çojmë në Bruksel do tu tregojmë ku të trokisni nuk do jemi ne brenda por do të gjeni atmosferë shumë miqësore…

Fevziu: 1989, ju lusnin vetëm ta vendosnin?

Nano: Ja ky ishte mesazhi, merrni vendimin politik dhe do tu shoqërojmë për të krijuar të parët marrëdhëniet preferenciale  me BE-në. Ky material i shkoi Ramiz Alisë dhe nuk u dha asnjë përgjigje për një vit e ca. Kur kam takuar Ramizin në ’90 i them po ç’u bë ai material i gjermanëve? ËËË se ku ma zhduku Hekurani më tha nëpër sirtare, Hekuran Isai.

E para ishte shumë i strukturuara ku tregonte se çfarë politikash kishte BE-ja për vendet e Mesdheut ku mund të hynim dhe trokisnim, dhe e dyta ishte një sfidë politike komplete.

Ishte fillim i rrugës për të krijuar marrëdhënie  preferenciale tregtare dhe pastaj bashkëpunimin ekonomike me politikën e Mesdheut. Ishte vendimi ynë e humbi Hekurani

Pramdaj kam thënë që Ramiz Alia ngeli takticien dhe nuk u bë kurrë strateg, ky ishte një vendi strategjik që duhet të merrte që nuk e morri kurrë.

(E.G/Faxnews.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re