Foto ilustruese.
Albin Kurti ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike për t’u takuar me kryetarin Lulzim Basha, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri
Më herët kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti është takuar me dyer të mbyllura me kryeministrin Rama.
Të dyja palët janë munduar të jenë sa më diskrete në lidhje me takimin pa dhënë ndonjë detaj në lidhje me diskutimet e bërë apo me ndonjë reagim në rrjete sociale.
Po ditwn e sotme, Kurti prezantoi kandidadët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.
Kryeministri i zgjedhur i Kosovës është në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, ku ditën e djeshme gjatë përkujtimit të Beslidhjes së Lezhës, riktheu në diskursin politik bashkimin kombëtar.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
