Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga Partia Socialiste.

Ditën e sotme, Taulant Balla pranoi që PS ka një databazë, por mohoi që kjo të jetë marrë nga strukturat shtetërore.

Shkullaku tha se PS nuk mund ta fshehë më ngjarjen që ka ndodhur dhe se alibia që përdor Balla se PS i ka mbledhur vetë këto të dhëna,  nuk qëndron.

“Taulant Balla nuk e mohon. Nëse do thoshte që ky databazë nuk ka lidhje me PS do të ishte shpifje. Ai e pranon që ky databazë është i PS, por thotë ka ardhur në sajë të punës tonë në terren. Ai thotë kemi kontaktuar njerëz. Nëse do të thoshte që nuk janë të PS, atëherë kishte një shpresë PS për ta fshehur.

Duhet thënë që është pjësë e punës në terren, ka një pyetje për Ballën. Ku i gjete numrat e ID?

Pastaj ç’punë ka në shtëpinë time? Ndoshta në dyert e Librazhdit, por në derën time nuk ka ardhur.

Taulanti e pranon që kjo është e PS, por mohon mënyrën se si e kanë marrë.

Situata është komplet si tek novelat e Orwell, një Big Brother që e ka syrin qëndror tek selia e PS, që na sheh të gjithëve.

Kjo, mos harrojmë që edhe ata që mund ta kenë deklaruar votën për PS, fakti që përgojohen në këtë mënyrë, mund të bëjë efektin e kundërt”, deklaroi Shkullaku.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re