Dy ditë më parë, gazetarja e politikës Esiona Konomi trazoi qeverinë e sapobetuar të Edi Ramës tek Ilir Meta, duke ngritur disa pyetje rreth makinës luksoze që përdor Rama të paktën dy muajit e fundit. Pasi braktisi ‘Lincoln-in’ e blindura për të cilin tha se ia kishte dhuruar vëllai i tij, Olsi, Rama shkoi në Presidencë për të bërë betimin me një makinë luksoze ‘GMC’, prodhim amerikan.

Supermjeti tërhoqi jo pak vëmendjen e publikut. Menjëherë në rrjetet sociale filluan komentet dhe pyetjet për Kryeministrin që pak orë më vonë do t’u fliste Ministrave për Kodin e Etikës të Kryeministrisë dhe Ministrave.

Në rrjet nisën të dalin edhe çmimet herë 400 mijë euro, 500 mijë euro, 700 mijë euro dhe herë 70 mijë euro.

Gazetarja Esiona Konomi i drejtoi qeverisë disa pyetje lidhur me mjetin luksoz.

Pas presionit të madhe publik, disa orë më vonë erdhi përgjigja e zyrës së shtypit të kryeministrit Rama, e cila ‘sqaroi’ se makina nuk është blerë, por është në pronësi të një subjekti privat që shet e jep makian me qira.

Qeveria fshehu emrin e subjektit privat, kur është zhvilluar tenderi, pse është fshehur tenderi, sa është kostoja e qirasë, elemente këto bazë për transparencën para taksapaguesve. Duke mbuluar më tej çështjen e makinës me mjegull, qeveria krijoi natyrshëm dyshime për një aferë korruptive.

Pronarja e biznesit të makinave me qira

Edlira Hoxhallari është subjekti privat, tek e cila Edi Rama pretendon se ka marrë me qira makinën luksoze ‘GMC’.

Zonja Edlira Hoxhallari e ka nisur aktivitetin në Maminas në vitin 2016 duke tregtuar fillimisht pjesë këmbimi për makina si dhe shitje të makinave të përdorura.

Në vitin 2018, Hoxhallari ka ndryshuar objektin e veprimtarisë, duke shtuar edhe dhënien e makinave me qira.

Xhiroja vjetore e Edlira Hoxhallarit, e regjistruar si person fizik në Qendrën Kombëtare e Biznesit, është modeste dhe fitimi i deklaruar është gjithashtu modest, duke mos i kaluar as 1 milionë lekë në vit./FAKTOR

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re