Eksperti i ekonomisë, Klodian Muça në emisionin “Me Xhaxhiun” ka analizuar “bumin” e ndërtimeve dhe çmimet stratosferike të aparatamenteve në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Muça tha se familjet shqiptare e kanë të pamundur që me rroga të blenë apartamente që prekin shifra nga 80-200 mijë euro.

Sipas ekspertit të ekonomisë janë dy faktorë që ndikojnë në shitjen e apartamenteve, informaliteti ose “paraja e pistë”.

Çmimi në treg përcaktohet nga kërkesë-oferta. Por cfarë shikojmë gjatë viteve të fundit në Tiranë. Para 5 vitesh Tirana furnizohej nga prurje të shumta nga rrethet me rreth 15 mijë persona në vit kurse aktiualisht kryeqyteti rritet me 3 mijë persona. Nga ana tjetër lejet e ndërtimet janë rritur 50 ose deri në 100% në vite të caktuara përvec vitit 2020 që kishte një rënie të lehtë. Kërkesa është “anemike” nga ana e popullsisë kurse oferta vazhdon të rritet shumë. Pallatet po t’i shohim shiten që në gropë por nga vjen kjo kërkesë? Kush i blen?

Rroga në Shqipëri është më e ulëta në Rajon, pra 424 euro bruto rroga mesatare. Në administrata publike është rreth 640 mijë lek. Me këto rroga nuk mund të blihet një shtëpi pasi duhet të kesh 30% e pagave duhet të shkojë për kredinë. Për një shtëpi 100 metra katror që në Tiranë kushton nga 80 mijë euro në periferi deri në 200 mijë euro në zonat qëndrore të Tiranës. Është e vështirë që t’i blenë shqiptarët me para. Si shpjegohet? Ose kemi informalitet të lartë që paratë nuk deklarohen, ose kemi para të pisët që vijnë nga jashtë. Raportet ndërkombëtare rendisin Shqipërinë si të parën në Europë për pastrimin e parasë”, tha Muça.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re