Superkupa e Shqipërisë i shkon Teutës. Skuadra durrsake fitoi 2-0 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Elbasan Arena”. Një pjesë e parë e balancuar me dy skuadrat që studionin njëra-tjetrën, pa dalë në aventurë.

Në pjesën e dytë, Teuta do të gjente golin e avantazhit në minutën e 57′, kur Albano Aleksi goditi nga distanca, por portieri Zogovic gaboi gjithçka. Vllaznia ra moralisht dhe në minutën e 62′, Teuta do të shënonte golin e dytë me Grudën.

Lojtari do të gjente një mbrojtje të përgjumur duke dribluar edhe portierin.Teuta do ti jepte goditjen përfundimte Vllaznisë në sekondat e fundit. Pasimi i Kallakut ishte fantastik për Sebino Plakun që vetëm sa e shtyu topin në rrjetë.Në fund asgjë nuk ndryshoi, Teuta fiton Superkupën e Shqipërisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re