Edhe qyteti i Vlorës ka patur rëshje të dobëta dëbore gjatë mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të ditës së dielë. Ndërkohë që në qytet shumë pak ka pasur dëborë.

 

Në kodrat përreth reshjet kanë qenë me intesitit më të lartë duke zbardhur ullishtet. Pamjet janë xhiruar sot në mëngjes në fshatin Kaninë të Vlorës ku dëbora është e rrallë për vlonjatët.

Ndërkohë  në zonën e Llogorasë reshjet kanë qënë më të shumta, trashësia shkon deri në 20 cm dhe rruga është e kalueshme pa zinxhirë dhe në ditën e sotme është një destinacion i preferuar jo vetëm për të dashuruarit, por dhe për familjarët.