I kthyer në tmerrin e dyqaneve në Selanik, një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia greke pasi akuzohet për vjedhje.

Nga muaji tetor i vitit të kaluar deri tani në shkurt, i riu shqiptar ka vjedhur shtatë supermarkete në zona të ndryshme të Selanikut, raportojnë mediat greke.

Shqiptari vidhte nëpër supermarkete produkte të ndryshme ushqimore.

Pas arrestimit për vjedhjen e ditëve të fundit, u arrit të zbulohej se shqiptari ishte edhe autor i vjedhjeve të tjera në zonat Panorama, Charilaou, Nikopolis dhe Kordelio.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re