Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen ditën e nesërme (28 shtator) vjen në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ndërsa qëllimi i kësaj vizite është për të dërguar një sinjal të fortë për vendet e rajonit për angazhimin e BE në procesin e zgjerimit.

Ndërsa të mërkurën Ursula von der Layen do të vizitojë Kosovën e cila prej ditësh ndodhet në një situatë të tensionuar për shkak të konfliktit në kufirin me Serbinë. Në fund të këtij muaji Ursula von der Leyen do të bëjë vizita në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Pas Prishtinës, von der Leyen ka në plan ta vizitoj Podgoricën e Beogradin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re