Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se shkak i vonesës së procesit të numërimit të votave të diasporës është lodhja e anëtarëve të grupeve të numërimit.

Celibashi i beri thirrje partive politike që “të ndërtojnë një sistem të ndryshimit dhe të rinovimit të personave që angazhohen në këtë proces”.

“Është duke marrë shumë kohë procesi i dokumentacionit të votuesve nga jashtë, kjo për shkak të përpunimit të dokumentacionit përkatës. Dje kemi humbur goxha kohë për shkak të diskutimeve dhe debateve, për shkak të  votave nga Greqia. Procesi  nisi ngadalë për shkak të eksperiencës së re të anëtarëve të numërimit, por edhe për KQZ. Procesi i numërimit na ballafaqoi me vendimmarrje të caktuara që lidheshin me administrimin konkret të këtij dokumentacioni dhe në është dashur të vlerësojmë në moment si do vendosim për raste të ndryshme.

Ritmet janë të ulëta për shkak të performancës, jo për shkak të mungesës së dëshirës, të grupeve të numërimit dhe anëtarëve të komisionit të administrimit të votës nga jashtë. Janë të lodhur, ka prej tyre që janë 48 orë pa pushim. Ndaj meriton të merret në konsideratë thirrja për partitë politike që të ndërtojnë një sistem të ndryshimit dhe të rinovimit të personave që angazhohen në këtë proces. Është e pamundur që 24 orë një njeri të bëjë këtë punë që bëhet”, tha kreu i KQZ.

Bashkë me votën e emigrantëve, Celibashi tha se brenda kësaj jave pritet të ketë një rezultat.

“Brenda kësaj jave do ta kemi, por varet shumë nga mënyra sesi partitë politike, PS dhe PD që kanë njerëz të angazhuar do të organizojnë personat e tyre”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko