Skip to content

Votime në kontejner, qytetarët në radhë në Bulevardin e ri në Kashar

Ka nisur procesi i votimit në kontejnerët e vendosur në bulevardin “Migjeni” në Kashar.

Por siç shihet edhe nga foto, në këtë situatë pandemie, votuesit janë të vendosur në grumbull, ndërsa ambientet nuk lejojnë praninë e shumë personave brenda tyre.

Plot 16,603 zgjedhës do të votojnë në 17 kontejnerë të cilët janë vendosur për tu përdorur si qendra votimi.